KE në Strasburg organizon Konferencë për statusin politik të Kosovës
Pëlqej
Albeu.com
Sipas një njoftimi nga Partia Liberale e Kosovës, Internacionalja Liberale, Grupi i ELDR-it ne Parlamentin Evropian dhe Grupimi Liberal ne Këshillin e Evropës me 8 prill organizojnë në Strasburg një Konferencë ndërkombëtare për statusin politik të Kosovës.Kjo konferencë, e inicuar nga Partia Liberale e Kosovës, do të mbledh autoritetet më të larta të liberal demokracisë evropiane dhe botërore dhe personalitete të ndryshme nga SHBA dhe Evropa, duke përfshirë edhe drejtuesit e partive liberale te Ballkanit Perëndimor dhe të Kosovës.
“Lideri i PLK-se Gjergj Dedaj do të kërkojë nga homologet dhe autoritetet e larta të liberal demokracisë respektimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe të drejtën për vetëvendosje të kosovarëve gjatë definimit të statusit politik si dhe perspektivë evropiane për Kosovën dhe vendet ne rajon", thuhet në njoftimin e PLK-së. rtk
Shtuar më 05/04/2006, ora 15:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori