KE mbështet hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Ditën e sotme Parlamenti Europian po zhvillon votimet për kandidaturën e Ursula von der Leyen.

Leyen ka dhënë përgjigje pozitive një prej kërkesave të grupit S&D, për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas televizionit maqedonas ‘Telma’, Von der Leyen është shprehur se si kryetare e Komisionit Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave për dy shtetet ballkanike.

Kujtojmë se Leyen nuk ka konkurrentë në synimin për t’u emëruar në krye të institucionit të rëndësishëm të BE-së.

374 vota i duhet gjermanes për të pasuar Jean-Claude Juncker në krye të KE-së.

Shtuar më 16/07/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori