KE-Maqedonise: Do te perfaqesoheni vetem si FYROM
Albeu.com
Këshilli i Evropës ua ka bërë të qartë autoriteteve të Shkupit se kryesimi gjashtëmujor i Këshillit nga ana e Maqedonisë do të bëhet në emërtimin “Kryesimi i FYROM” e jo si “Kryesimi Maqedonas”, sikurse që propagandonin të enjten mediat qeveritare në Shkup.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, ia bëri sot me dije ministrit të Jashtëm maqedon, Antonio Milososki, se kryesimi i KE-së mund të bëhet vetëm me emërtimin FYROM, ngase Shkupi zyrtar ka të drejtën e përdorimit të emërtimit “Kryesimi Maqedonas” vetëm në politikën e saj të brendshme.

Jagland është kërcënuar se do ta largojë Maqedoninë nga kryesimi i KE-së, në rast se ajo nuk i përmbush kushtet e përcaktuara.

Nga ana tjetër, edhe në web-faqen zyrtare të KE-së, Shkupi zyrtar njihet vetëm si FYROM, ndërkohë që gjatë seancave në të cilat do të jetë i pranishëm ministri i Jashtëm, Milososki, do të figurojë vetëm emri dhe mbiemri i tij, pa prefikset FYROM ose Republika e Maqedonisë.

Ky sqarim i situatës erdhi si pasojë e kushtëzimeve dhe kërkesës së palës greke, që Maqedonia në KE të paraqitet vetëm si FYROM.
Shtuar më 07/05/2010, ora 17:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori