Rama mbledhje online me klerin shqiptar, kur do të nisë hapja graduale e masave (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka pasur sot një lidhje online me klerin shqiptar, ku ka folur për masat e hapjes graduale dhe në objektet fetare.

Rama ka sqaruar se do të ketë një lehtësim të masave nga data 18 Maj.

“Do hapim gradualisht objektet e faljes, çdo lehtësim i masave do jetë gradual. Hapja graduale në funksion të shëndetit tuaj e besimtarëve, për hapjen do të marrim mendimin e Komitetit të ekspertëve. Nuk mund të ketë hapje të menjehërshme. Kam ndjekur dhe çështjen tek Komuniteti Mysliman, dhe në 18 maj do të lehtësojmë masat për aktivitetet fetare”, u shpreh mes të tjerave Rama.


Shtuar 6.05.2020 10:18