KE kritika Maqedonisë per sigurine dhe situaten politike
Pëlqej
Albeu.com
Raporti i BE per situaten politike ne Maqedoni do të evidentojnë ngjarje si mungesa e dialogut politik, skenat e dhunshme në parlament etj.Komisioni Europian i ka rezervuar shume kritika Maqedonise ne raportin qe pritet te publikohet te marten e ardhme për situatën e sigurisë dhe atë politike ne vend. BBC shkruan se raporti i BE per situaten politike ne Maqedoni vlereson se Shkupi zyrtar nuk ka bërë përpara në këtë drejtim. Duke iu referuar burimeve prane BE, BBC thote se raporti do të evidentojnë ngjarje si mungesa e dialogut politik, mungesa e bashkëjetesës qeveri-president apo dhe skenat e dhunshme në parlament, si shkaqet pse raporti nuk do të mund të konsiderohet si pozitiv. Gjithashtu raporti do të jetë kritik edhe për mungesën e reformave sidomos në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ai do të përmbajë referenca të tilla si "politizim i administratës". Nderkaq ne lidhje me situatën e sigurisë KE vlereson se ajo është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë.

Por raporti nuk permban vetem kritika. Ne te vleresohen disa reforma ekonomike te ndermarra nga qeveria maqedonase, qe vleresohen se mund te sjellin zhvillim. Ne vijim zyrtarët evropianë nuk fshehin habine se qeveritarët nuk marrin me seriozitet kritikat e bëra. Sipas tyre ato do të duhet të shërbejnë si referencë se ku duhet të fokusohet vendi në reformat që duhet të ndërmarrë.

Maqedonia ka statusin e vendit kandidat për në BE. Shumë prisnin që raporti të tregonte përparim të mjaftueshëm që vendi të hyjë në fazën përfundimtare të anëtarësimit. Por raporti do të sygjerojë se përparimi ka munguar, dhe si rrjedhojë nuk do të rekomandohet një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE. Pikërisht këto konstatime vijnë në kohën kur në Maqedonia ka tensione të brendshme politike. news24
Shtuar më 06/11/2007, ora 00:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori