KE: Kosova te permbushe standardet per liberalizimin e vizave
Albeu.com
Komisioni Evropian i është përgjigjur letrës së IPOL (Instituti Ballkanik i Politikave) dhe JEF Kosova (Federalistët e Rinj Evropian) të cilën këto dy organizata e dërguan më 19 dhjetor 2009, në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.Me rastin e fillimit të udhëtimit pa viza në zonën Shengen të fqinjëve të Kosovës, përfaqësuesit e këtyre organizatave kishin kërkuar nga BE që të bëhet gjithë ç'është e mundur që Kosova të mos izolohet. Në këtë përgjigje, që u bë në emër të Presidentit Barozo dhe Komisionerit Rehn, Komisioni Evropian arsyetohet duke thënë se ka ndërmarrë të gjitha hapat politikë për të bërë të mundur hapjen e procesit të liberalizimit të vizave edhe për Kosovën. Por, sipas Komisionit Evropian, tash është koha për autoritetet e Kosovës që të përmbushin standardet për liberalizimin e vizave. Detyrat kryesore për autoritetet e Kosovës janë ndalja e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu thuhet se duhet zbatuar menaxhimin e integruar të kufijve që kërkon përforcimin e dokumenteve dhe procedurave për dhënien e tyre, si dhe që të drejtat civile dhe të pakicave të jenë ta garantuara. Letra e Komisionit Evropian përfundon me porosinë për rolin e rëndësishëm që luan shoqëria civile për Kosovën në këtë proces. Shoqëria civile, e cila e ka përkrahjen evropiane, mund të kontribuojë në ndërtimin e një konsensusi për reformat në shoqëri si dhe për zbatimin e suksesshëm të tyre, theksohet në fund të letrës. /qik/
Shtuar më 14/01/2010, ora 18:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori