KE kërkon të nisë puna për realizimin e reformave
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sannino pritet të vizitojë sot Tiranën, për të nxitur mazhorancën dhe opozitën për të nisur realizimin e reformave të kërkuara nga Brukseli.

Ndërkohë që gjatë qëndrimit të tij në vend ai pritet të takojë përfaqësues nga dy forcat politike në vend.

Më herët PD dhe PS kanë rënë dakord në parim për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, i pari që lidhet me reformën zgjedhore dhe i dyti me një kërkesë të opozitës për ndryshime në rregulloren e Kuvendit.

Ligjet që kërkojnë votim me 3/5 në Parlament kanë mbetur ende pa miratuar, pasi kërkojnë edhe mbështetjen e opozitës, ndërsa gjatë ditës së sotme përfaqësues të PS kanë dërguar në kuvend edhe ndryshimet që kërkojnë për këto ligje.

Mazhoranca ndërkohë ka akuzuar se opozita kishte bllokuar procesin e integrimit për shkak të refuzimit për të votuar ligjet me shumicë të cilësuar. Sipas PD-së opozita nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se përse kundërshton miratimin e ligjeve. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori