"Ke fëmijë kopil", si nisi sherri live mes Ngjelës dhe Spahiut
Avokati Spartak Ngjela, dhe ish-deptueti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, janë përplasur sot live në emision.

Teksa ishin të ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit për të folur për aktualitetin politikë, kanë shkëmbyer dhe fyerje personale.

Ka qenë i pari ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu që i ka thënë Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq edhe pse është avokat. Më tej Spahiu u shpreh kundër avokatit dhe i tha se ai “nuk di çfarë është dhembja e fëmijës pasi është beqar”.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Spartak Ngjelës duke i thënë: “Çuni, ça flet, të ka thënë Meta, ç’punë ke me jetën time private. Kujdes kur flet me mua se ke edhe femijë kopil”, tha Ngjela.
Shtuar më 22/03/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori