Vodhi 25 milionë dollarë, hakeri i kthen mbrapsht pas disa ditësh

Një pirat kompjuterik që ka mbetur ende misterioz raportohet t’i ketë kthyer 25 milionë dollarë fonde të vjedhura platformës së shkëmbimeve të kriptovalutave dForce pasi i mbajti ato për dy ditë.

Sipas themeluesit të kësaj platforme, hakeri arriti t’i tërhiqte ilegalisht këto 25 milionë dollarë në kriptovaluta të ndryshme ditën e dielë. Por ngjarjet morën një tjetër drejtim kur ai vendosi t’i kthente këto para ditën e sotme.

Rrjeti kinez dForce është një shërbim online që lejon përdoruesit e tij të bëjnë transaksione të kriptovalutave me njëri-tjetrin.

Themeluesi Mindao Yand, i cili bëri dhe një postim në rrjetet sociale për këtë ndërhyrje, shpjegon se hakerin arriti t’i tërhiqte këto fonde, pasi manipuloi sistemin, duke ngritur fiktivisht sasinë e kriptovalutave në llogaritë e tyre, dhe më pas i tërhoqi paratë pasi balanca të përditësohej.


Shtuar 23.04.2020 08:36