KE, 120 mln euro për mjedisin
Gjatë viteve të fundit, Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë vetëm për mjedisin 120 milionë euro. Në Ditën Kombëtare te Biodiversitetit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi u shpreh se partneritetet janë shumë të rëndësishme për të patur rezultate të mira.


"Bashkimi Europian është i angazhuar jo vetëm me fjalë për mjedisin, por edhe me fonde. Vetëm gjatë vitit të fundit ne kemi dhënë 120 milionë euro për të përmirësuar strukturën e saj mjedisore. Ne mendojmë se partneritetet janë shumë të rëndësishme për të patur rezultate të mira", tha Sequi.


Ndersa ministri i Mjedisit Fatmir Mediu theksoi se dy problemet me te medha qe duhet te zgjidhen ne menyre emergjente jane menaxhimi i mbetjeve urbane dhe ai i ujrave.

"Dy elementë të rëndësishëm që duhet të kenë vëmendjen e strukturave të nivelit lokal, qëndror dhë të opinionit publik është menaxhimi i integruar i mbetjeve dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore. Janë dy elememntë të rëndësishëm jetikë për ne, kur ne nuk do t'i shikojmë më vetëm si probleme, por të gjejmë rrugët e zgjidhjet për t'i kthyer atyre në burimeve efektive dhe në interes ekonomik. Përveç politikave ka nevojë për investime konkrete, sic janë bërë sidomos rreth menaxhimit të ujërave rreth 60 milionë euro në vitet e fundit", tha Mediu.

Ne kete sezon turistik, problem mbeten derdhja e ujrave te zeza ne det, zgjidhja e të cilit kërkon financime të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 15:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori