Ngjarja e sotme në Golem, autori po pinte kafe me të plagosurin
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Ngjarja rreth orës 10:35, në afërsi të kompleksitXixa” në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi E. B. i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës.

"Më datë 19.06.2016, rreth orës 10:35, në afërsi të një kompleksi në Golem, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. Ç., 24 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal Durrës. Nga hetimet paraprake është bërë i mundur identifikimin i autorit të dyshuar shtetasin, Lajden Kadilli, 23 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij. Këta dy shtetas kanë qënë në shoqërinë e njëri – tjetrit në një bar kafe aty pranë dhe më pas kanë filluar të konfliktohen, ku Ledjan Kadilli ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të A. Ç. Vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave", thuhet ne njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori