Kavaje, nena me vajzen 2 vjecare hidhet nga tarraca
Albeu.com
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Kavajës. Nënë e bijë janë hedhur nga dritarja dhe për pasojë të dyja kanë gjetur vdekjen. 25-vjeçarja Irma Daullja dhe vajza e saj 2-vjeçare, V.D janë gjetur të vdekura pranë një trotuari përpara banesës së tyre.Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se, 22 vjeçarja është hedhur sëbashku me vajzën e saj 2 vjeçare, nga tarraca e katit të 8 - të, të pallatit ku banonin.

Nga grupi hetimor, paraprakisht po hetohet në pistën e një vetëvrasje, pasi viktimat nga ekspertët mjeko - ligjor nuk kishin shenja dhune.

Nderkohe, policia e Kavajës ka ndaluar Mekelian Daullen, bashkëshortin e 22 –vjeçares, Irma Daullja e cila u hodh nga tarraca së bashku me vajzën e saj 2-vjeçare. Ai po merret në pyetje nga policia. Mekelian Duallja dyshohet për nxitje të vetëvrasjes.
Shtuar më 05/02/2010, ora 18:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori