Kavajë, komisionerët të paduruar, mbyllin dyert e qendrës së votimit para orarit zyrtar
Ende pa përfunduar orari zyrtar i votimeve, ora 19:00, qendra e votimit 2160 në Synej, mbylli dyert duke marrë kutitë me vete dhe duke i çuar në KZAZ-në numër 42 në Kavajë ku do të kryhet procesi i numërimit.

Anëtari i qendrësvotimit, tha se kutitë i kanë sjellë me vullnetin e tyre pa asnjë urdhër, duke thënë se kishin 5 orë në qendër votimi që prisnin pa ardhur asnjë qytetar për të votuar. “Pritëm 5 orë, asnjë votues nuk erdhi. Atëherë çfarë do të bëja unë? Nuk ka njeri tjetër, janë të gjithë në Itali”, tha ai.

KZAZ ka marrë vendim të mos i pranojë kutitë pa shkuar orari zyrtar i mbylljes së votimit, duke i lënë ato jashtë ambiente të Qendrës së Numërimit.
Shtuar më 30/06/2019, ora 19:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori