Kavajë, grabitet makina e taksistit
Makina e një taksisti është vjedhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Kavajës. Sipas dëshmisë së dhënë nga taksisti Ibrahim Nikshiqi një person i moshës 24 vjeçare i ka kërkuar të shkonte në qytetin e Durrësit për të marrë të fejuarën dhe një shokun e tij.

Gjatë kthimit për në Kavajë tre personat i kanë kërkuar taksistit të ndihmë për të zbritur bagazhet ndërsa kanë ushtruar dhunë ndaj tij ku i kanë grabitur edhe automjetin. Pas denoncimit policia e këtij qyteti ka nisur kërkimet për kapjen e tre personave. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2012, ora 18:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori