KAVAJË/ Delfinët dhurojnë spektakël për pushuesit (VIDEO)
Disa delfinë janë shfaqur ditën e sotme në plazhin e Qerretit në Kavajë. Ata kanë tërhequr vëmendjen e turistëve. Kjo është një ndodhi e rrallë në bregdetin tonë.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

Rreth një muaj më parë delfinët vizituan bregdetin e Qeparoit duke dhuruar spektakël për pushuesit.
Shtuar më 21/07/2019, ora 21:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori