Kavajasit bëhen lëmsh, çojnë dëm 680 vota të PD-së
Partia Demokratike ka humbur në Kavajë zgjedhjet e përgjithshme, por duket se këtë humbje e ka ndihmuar jo pak edhe gafa e kavajasve.

Ata kanë votuar në dy sigla përkatësisht PKD nr 3 dhe PD nr 6.
Janë plot 680 fletë votimi të pavlefshme për shkak se kavajasit nuk e kanë kuptuar mesazhin elektoral që ishte voto nr.3 për kryetar bashkie dhe voto nr.6 për parlamentaret. Ato i kanë vënë kryq dy subjekteve duke e bërë votën të pavlefshme.

zgjedhjet parlamentare të 2013, PS-ja doli mbi PD-në me rreth 5.500 vota në Kavajë-Rrogozhinë.

Kjo diferencë në këto zgjedhje është reduktuar në rreth 700 vota, shkruan JOQ

Është pikërisht ky numër votash që nëse do të ishte hedhur në rregull do ta kishte nxjerrë rezultatin barazim në Kavajë./albeu.com/

Shtuar më 27/06/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori