Kavajasi vë alarmin në polici: Më ka humbur gruaja e dy fëmijët
Një burrë në Kavajë ka denoncuar zhdukjen pa adrësë të ish-gruas bashkë me dy fëmijët e mitur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se po punohet për gjetjen e shtetases me inicialet M.A, 26 vjeçe, me dy fëmijët e mitur S.A dhe S.A, 10 dhe 7 vjeç.

Blutë bëjnë me dije se shtetasi S.A, 41 vjeç ka bërë kallëzim se ish bashkëshortja e tij M.A, me dy fëmijët e tyre të mitur janë larguar nga banesa pa adresë.

Hetimet janë referuar në bazë të Nenit 126 i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2017, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori