“Kaubojsi” shokohet me indiferencën e drejtorit dhe kushtet në spitalin e Lezhës (FOTO LAJM)

Teksa ka kaluar vetëm një ditë pas arrestimit të infermierit të spitalit të Lezhës, se kishte qëndruar në kabinë me shoferin dhe jo me pacientin gjatë transportit me ambulancë, deputeti "kaubojs" ka bërë një vizitë në këtë spital.

"Pas rastit te arrestimit te infermierit te Spitalit Rajonal per "shperdorim detyre", deputeti Ndocaj beri nje vizite surprize ne kete spital. Deputeti Ndocaj fillimisht vizitoi Pavionin e Pediatrise", shkruhet në Facebook.

Ne kete pavion gjeti keto problematika:
- Dysheke 20 vjeçar te pa lare asnjehere. Mund ti shikoni edhe ne fotot. Ne ato dysheke duhet te shtrohen femijet. Imagjinoni pak sikur femijet tane te shtrohen aty. Ne ato kushte i gjetem femijet qe presin te sherohen.
-Serumet dhe shiringat qe mblidhen e hidhen, por ja perdorin disa here. Per me teper keni edhe foto.
-Prinderit apo nenat marrin bombula gazi e blejne vete qumeshtin per te ushqyer femijet e tyre. Krejt jashte çdo lloj norme te ushqyeri si dhe te sigurise. Per me teper shikoni fotot.

Pastertia linte shume per te deshiruar. Pra, normat e higjenes. Nenat i lajne me dore vete rrobat e femijeve dhe i vendosin ne ballkone per t'i thare.

Pastaj z. Ndocaj vizitoi pavionin e infektivit. Diçka ishte me mire ne krahasim me pavionin e Pediatrise. Ndersa tek pavioni i Pediatrise gjetem njerez me paterica e me kembe ne allçi qe prisnin qe ne mengjes radhen per te bere viziten.

Z. Ndocaj ka tre dite qe ka kerkuar te takoj Drejtorin e Pergjithshem te Spitalit Rajonal Lezhe dhe nuk eshte e mundur, pasi ne dy telefonata, drejtori s'ka qene i disponueshem.

Po ashtu mjediset afer hyrjes se kuzhines, siç e shikoni ne foto, jane aspak te pranueshme. Per spitalin e Lezhes ka zera se mjeket i gjene ne kafene dhe pas ores 11:00 te drekes nuk perjashtohet mundesia te kene edhe doza te forta alkooli.

Po ashtu, nuk mungojne edhe raste te mungeses profesionale me pasoja te renda. Ministri i Shendetesise duhet te nderhyje per te ndryshuar situaten ne Spitalin Rajonal te Lezhes, para se te jete vone". /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2015, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori