Pamjet e frikshme të “gjëmës” ruse mbi popullsinë civile ukrainase (VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ka nisur zyrtarisht lufta në Ukrainë dhe trupat ruse kanë depërtuar brenda kufirit dhe kanë sulmuar shtetasit ukrainas.

Duket se Rusia e ka marrë vendimin për ta pushtuar Ukrainën tashmë dhe diplomacia nuk hyn më në punë.

Gjithashtu bëhet me dije se sulmi rus nuk është ndalur vetëm te ushtarët ukrainas, por është sulmuar edhe popullsia e pafajshme civile.

Në videot e siguruara më poshtë duken pamjet rrënqethëse brenda një ndërtese, se si predhat ruse kanë shkatërruar gjithçka./albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 10:46