"Kaubojsi" dyshon se Veliaj nuk është infektuar me COVID-19: Gënjeshtër, virusi nuk i afrohet!
Ish-deputeti, Eduart
Ndocaj, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit
politike, duke u shprehur se vendimi i qeverisë për
ndalimin e muzikës ishte i nxituar.
"Lezha është një qytet i vogël dhe të gjitha forcat
politike duan të marrin. Bashkia e Lezhës le të themi është një lopë e mirë për t’u mjelë për politikën.
Dhe ia kanë dalë.
Ndalimin e muzikës e quaj të nxituar dhe të pakoordinuar. Të mendosh që
virusi është aktiv pas orës 8 lë shumë për të dëshiruar", u shpreh ai.
Në një intervistë për “Edicioni Veror”,
Ndocaj tha e konsideroi infektimin me koronavirus të kryebashkiakut Veliaj, si një propagandë të tij të radhës.
"Për mua është propaganda e radhës.
Virusi atij nuk i afrohet", tha ai.
Më tej,
Ndocaj tha se do të kandidojë për deputetet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nën logon e partisë Aleanca Demokristiane.
Shtuar më 30/07/2020,
ora 21:52