Kather: Ne Kosove nuk ka shenja per ndonje dhune te mundshme
Albeu.com
“Nuk ka asnje indikacion, nuk ka as nje prove se ketu do te kete dhune. Arsyet jane te qarta, njerezit kane kuptuar se kemi te bejme me nje proces politik, dhe presin zgjedhje politike”, ka thene sot ne Gjilan komandanti i KFOR-it gjenerali Roland Kather.Komandanti i KFOR-it gjenerali Roland Kathter, pas takimeve qe kishte me autoritet e rajonin Brigades Shumkombshe te Lindjes, ka falenderuar gjeneralin Dagas Earhart dhe ekipin e tij, per punen e shkelqyeshme qe kane bere pjesetaret e KFOR-it amerikan.

Ai tha se kishte biseduar me shume njerez dhe se te gjithe jane te kenaqur me punen qe eshte bere ne rajonin e Lindjes. “Jam i lumtur qe situata ne kete rajon dhe ne tere Kosoven eshte e qete dhe e sigurt per te shtuar se misioni im pothuaj eshte permbushur”, tha gjenerali Kather, duke shtuar se nuk ka asnje indikacion, nuk ka as nje prove se ketu do te kete far dhune.

Nderkaq duke folur rreth statusit perfundimtar te Kosoves, ai ka shprehur bindjes se jane bere dhe po behen te gjitha perpjekjet per gjetjen e nje zgjidhje te qendrueshme per te gjithe kosovaret. “Jam i thelle i bindur se tere bota e kupton se jemi ne nje situate kyçe, eshte nj problemi i thelle dhe kompleks, qe kerkon durim dhe kohe, por jam i bindur se nje vendim qe do te merret do te jete i mire per te gjithe kosovaret”, tha gjenerali Roland Kather. (RTK)
Shtuar më 17/08/2007, ora 17:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori