Katër viktima nga COVID-19 gjatë orëve të fundit në vend
Gjatë orëve të fundit, kanë humbur jeën katër persona të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Shtuar më 04/08/2020, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori