Katër të plagosur në një aksident në Vlorë
Përplasja e dy mjeteve sot në Vlorë ka sjellë edhe plagosjen e katër shtetasve. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:43, në aksin rrugor "Vlorë-Orikum".

Burime nga policia bëjnë me dije se janë përplasur një "Benz" me drejtues shtetasin F.D, 70 vjeç dhe një mjet tip "Ford", me drejtues shtetasin H.B, 48 vjeç.

Për pasojë, ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit "Benz" i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Ndërsa drejtuesi i mjetit "Ford", bashkë me dy pasagjerët e mjetit "Benz" kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes, fatmirësisht pa pasoja për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2016, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori