Katër të arrestuar në Tiranë, për çfarë akuzohen
Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 4 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 2 prej tyre të shpallur në kërkim.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh.(P)., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. H., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit M.(B.).H., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale "Përndjekja".

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. A., 41 vjeç, pasi në rrugën ”Memo Meto”, dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së babit të tij dhe për pasojë banesa është djegur tërësisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Shtuar më 27/11/2020, ora 10:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori