Katër prostitutat dhe 2 tutorët nga Shkodra, sot në gjyq për masën e sigurisë
Pëlqej
Të arrestuarit e operacionit “Balerina” në Shkodër kanë dalë paraditen e sotme para gjykatës. Dy tutorët, Rinard (Frederik) Tata dhe Kastriot Musa si dhe 4 femrat që arrestuan në flagrancë në lokalin e Tatës sot do të marrin masën e sigurisë nga Gjykata.

Në këtë kuadër të operacionit janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:

- Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

- Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.
-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

- A.M, 33 vjeçe, banueseShkodër.

- A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

- A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

- A.M, 33 vjeçe, banueseShkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard

(Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

• Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

• Një armë zjarri pistoletë.

• Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

• Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

• Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare. /albeu.com/


Shtuar më 22/11/2017, ora 10:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori