Katër policë kufiri në pranga për kontrabandë kafeje
Katër efektivë të policisë kufitare në Shishtavec, në Kukës, janë prangosur, pasi lejuan kalimin e 16.800 kg kafe. Bëhet fjalë për Agim Berisha, shef i stacionit të policisë në Shishtavec, Mirel Dalaci, inspektor, Agron Nela, inspektor dhe Mursel Memishaj, inspektor.

Policët e arrestuar akuzohen për "shpërdorim detyre", pasi lejuan kalimin e një sasie të madhe kafeje kontrabandë, prej 16.800 kg. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori