Venko Filipçe i jep fund politikës, në çfarë profesioni pritet ta shohim

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe a deklaruar se pas përfundimit të rindërtimit të kabinetit qeveritar, do t’i kthehet profesionit të tij si mjek në Klinikën e Neurokirurgjisë.

“Ishte një përvojë e madhe, por mjaft më me politikë. Kthehem në profesion tim si neurokirurg në Qendrën Klinike”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për mediat.

Në pyetjen e TV24 nëse mendon për ndonjë vend ambasadori ose angazhim tjetër në politikë, ai tha se një gjë e tillë nuk është në opsion.

Sipas tij, më shumë mund të kontribuojë në shëndetësi përmes profesionit të tij.

Kujtojmë se Venko Filipçe u zgjodh si ministër në vitin 2017 pas largimit nga pozita e Arben Taravarit, ndërsa ai ishte ministër në kohën kur vendin dhe botën e kaploi pandemia me COVID-19. Pas tragjedisë në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, ai ofroi dorëheqje, por nuk u pranua nga qeveria./albeu.com/