Katër drejtues policie nuk i jepnin llogari Haki Çakos
Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos.

Të paktën kështu është shprehur gazetari Spartak Koka në studion e “Opinion” i cili ka shtuar se Cako e ka kryer punën e drejtorit të përgjithshëm, ka mbajtur protokoll në lidhje me mbledhjet e organizuara me krerët e policisë së qarqeve të vendit dhe ka dërguar informacion në lidhje me to.

Koka tha se pavarësisht kësaj, katër drejtues policie nuk ishin në kontrollin e Çakos, pasi ata nuk i jepnin llogari ati.

Sipas tij, Prokuroria duhet të thërrasë dhe të marrë në pyetje Haki Çakon. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori