Katastrofë mjedisore në ‪‎Zvërnec‬ (FOTO LAJM)

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka shprehur shqetësimin për katastrofën mjedisore në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Ja se çfarë ka shkruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook:

"Katastrofë mjedisore në ‪‎Zvërnec‬. Disa ton naftë e papërpunuar ka ndotur gati 5 km vijë bregdetare, për shkak të një rrjedhjeje nga një anije që furnizohej te ‪‎Petrolifera‬.

Forca Detare është në lundrim në ndihmë të operacionit për parandalimin e përhapjes së ndotjes dhe pastrimin e saj.

Si ministre e Mbrojtjes dhe qytetare e ‪Shqipërisë‬ dhe që me dhimbset çdo cm2 tokë apo det i vendit tim; ‪ZERO‬ tolerancë për përgjegjesit". /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2016, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori