Katastrofa rrezikon 300 mije banore
Albeu.com
Digat e hidrocentraleve kryesore ne veri te vendit jane te pasigurta dhe ne nje te ardhme shume te afert mund te rrezikoje seriozisht jetet e banoreve.Ky eshte ne thelb raporti i pergatitur nga SECO (Sekretariati Zviceran i Shtetit per Çeshtjet Ekonomike), referuar situates ne vitet 2008-2009.

Raporti i hartuar per llogari te qeverise shqiptare (KESH) dhe me kosto prej 1 milion e 500 mije franga, ve ne dukje problemet ne kaskadat Drin dhe Mat, mbi te cilet jane ndertuar hidrocentralet me te medha ne vend.

Edhe pse i referohet inspektimit te kryer ne 2008, 2009-n, SECO parashikonte se ne te ardhmen, vendi do te rrezikohej seriozisht nga katastrofat.

“Gjendja e tanishme e sigurise se digave eshte e pasigurt dhe nje fatkeqesi me permasa masive mund te konsiderohet e mundshme ne nje te ardhme jo te larget nese gjerat do te lihen te perkeqesohen me tej”, citon raporti./tch/
Shtuar më 12/01/2010, ora 15:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori