Kastro Zizo emërohet ministër, e njofton vetë këngëtari (FOTO LAJM)

Pëlqej
Emërimi ministër i këngëtarit i njohur shqiptar, Kastro Zizo, do të ishte befasues për të gjithë shqiptarët, nëse do të ishte i vërtetë.

Por në fakt bëhet fjalë vetëm për një shaka të këngëtarit kontrovers, i cili ka zgjedhur të bëjë shaka nëpërmjet një statusi të publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook.

“Miq dua t’ju njoftoj se sapo mora emërimin si ministër i punëve me femrat”, shkruante Kastro, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega.

Kastro është i njohur për mënyrat nga më të ndryshmet me të cilat tërheq vëmendjen e medieve dhe jo vetëm.

Edhe këtë herë ai ia ka dalë të fitojë një vend në shkrimet e gazetarëve me këtë koment me vetemërimin si ministër i një ministrie të "lakmuar nga të gjithë".
Shtuar më 16/05/2018, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori