Kasoulides: Jam optimist per kapercimin e ngercit
Albeu.com
Udhëheqësit shqiptarë, kryeministri Sali Berisha, dhe kreu i Partisë Socialiste të opozitës Edi Rama kanë dy ose tre javë kohë për të arritur një marrëveshje për të kapërcyer ngërçin politik.
Ky ka qenë përfundimi i një takimi të ndërmjetësuar nga dy grupet kryesore parlamentare Evropiane në mbrëmjen e së enjtes në Strasburg, sipas nënkryetarit të Grupit Parlamentar Kristiandemokrat në Parlamentin Evropian, Ioannis Kasoulides. Në një intervistë për BBC-në Kasoulides theksoi se në tryezë janë Janë dikutuar të gjitha çështjet që lidhen me krizën politike në Shqipëri. “Pas një shqyrtimi të plotë mund të them se është bërë përparim, gjë që na bën ne të jemi optimistë se kur udhëheqësit të takohen përsëri, siç u vendos, brenda dy ose tre javësh, ne shpresojmë se do të kemi një marrëveshje” theskoi Kasoulides. Ai theksoi gjithashtu se është optimist se të dy udhëheqësit po kërkojnë një zgjidhje dhe sipas tij një zgjidhje mund të arrihet.
Shtuar më 21/05/2010, ora 12:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori