Kasetat montuara nga partitë, gazetarët kundër KQZ
Unioni i Gazetarëve është shprehur kundër vendimit të KQZ-së i cili i detyron mediat që të pranojnë dhe transmetojnë kronikat televizive të përgatitura nga partitë politike në kuadër të fushatës elektorale.


Kreu i “Unionit të Gazetarëve”, Aleksandër Çipa, e cilësoi këtë vendim si një gabim të rëndë që fyen të gjithë gazetarët profesionistë në Shqipëri.


“Është një ripërsëritje e një gabimi të rëndë. Ky vendim fyen të gjithë editorët profesionistë shqiptarë”, tha Çipa. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori