Kasat fiskale, ulet 60% pagesa vjetore
Erla Mëhilli
Qeveria ka vendosur fond Grant për financimin e bizneseve artizanale në Shqipëri dhe ulje me rreth 60 % të pagesës vjetore që paguan çdo biznes në Shqipëri për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale. Në një deklaratë për mediat zedhenesja Erla Mehilli u shpreh se vendimet merren ne kuadrin e politikave të krijimit të vendeve të punës nëpërmjet nxitjes së biznesit dhe lehtësimit të klimës së tij


“Artizanati është një nga traditat më të çmuara kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë dhe ka një potencial të madh të vetëpunësimit dhe punësimit në të gjitha zonat e vendit. Prodhimet artizanale shqiptare po bëhen gjithnjë e më të preferuara për shqiptarët dhe të huajt. Ndaj, me këtë Fond fillestar, prej rreth 50 milion lekësh, qeveria synon të krijojë një burim të ri financimi direkt të veprimtarive artizanale në të katër anët e vendit, por edhe zbutjen e interesave të kredive”- tha ajo.


Sipas saj, qeveria u bën thirrje me këtë rast, të gjitha qeverive vendore që në interes të punësimit të qytetarëve të bashkive dhe komunave ku ata qeverisin, të krijojnë dhe ata, brenda mundësive që kanë, fonde të tillë dhe të parashikojnë të gjitha lehtësirat e mundshme logjistike për këtë degë të rëndësishme për punësimin e qytetarëve.
Nderkohe qe vendimi i dyte lidhet me kasat fiskale.


“Ky vendim parashikon uljen me rreth 60 % të pagesës vjetore që paguan çdo biznes në Shqipëri për mirëmbajtjen e pajisjes fiskale. Nga 9400 lekë që është paguar deri më tani, pagesa vjetore e mirëmbajtjes bëhet vetëm 4000 lekë. Pra, e theksoj, do të jetë më pak sesa gjysma e pagesës që bëhej më parë”- tha Mehilli. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2012, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori