Kasapi korçar e pëson keq: Arrestohet pas kontrollit në dyqanin e tij
Policia ka vënë në pranga Nazar Dvorani, 57 vjeç, nga Korça.

Ai ka përfunduar në prangat e Policisë pasi në dyqanin e mishit nga Policia dhe AKU iu gjetën 500 kg mish dhe produkte mishi të ngrira me mbishkrime greke që dyshohet se janë kontrabandë.

Duhet vënë në dukje se Dvoranit iu bllokuan më 1 gusht 2018, 350 kg mish jashtë standarteve sanitare, por ai nuk e ka ndërprerë punën por e ka tjetërsuar atë mish me 500 kg kontrabandë, pra pa asnjë dokumentacion.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” parashikuar nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2018, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori