Kartat e studentit, zyrat e aplikimit hapur edhe në fundjavë
Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje sot studentëve që të aplikojnë për Kartën e Studentit, si dhe ata që tashmë kanë aplikuar të paraqiten për tërheqjen e saj.


Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun, Alma Marku theksoi se sporteli për aplikimin dhe tërheqjen e tyre do të jetë i hapur dhe ditën e shtunë e të dielë, nga ora 9 deri në 16:00, ndërkohë që në mes të javës së ardhshme, do të mbërrijë edhe pjesa tjetër e Kartave të Studentëve që kanë aplikuar deri më tani. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2012, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori