Karriket që duan 10 aleatët e PS-së (FOTO LAJM)

Vangjel Dule, PBDNJ: Një zv/ministër, një drejtor qëndror dhe 6 drejtorë rajonalë
Aleatët e Ramës janë konkretë në kërkesat e tyre për të ndarë bashkëqeverisjen e vendit në nivel qëndror e lokal pas fitores së thellë të shënuar më 23 qershor. Krerët aleatë, ndonëse shprehen se të gjithë partitë e vogla bashkë, pa PS dhe LSI kanë marrë mbi 100 mijë vota, ata thonë nuk pretendojnë shumë poste, duke qënë vetëm në kufinjtë e normales.

Burime të A1 Report nga selia e secilës parti politike e cila ka marrë numër të konsiderueshëm votash, bëjnë me dije se gjashtë prej tyre pretendojnë një post zv.ministri.

Pavarësisht se mediat bëjnë me dije se kreu i zgjedhur i qeverisë ka kërkuar nga ministrat përkatës nga dy propozime për poste zv.ministrash që të jenë mundësisht nga shoqëria civile, apo njerëz që nuk kanë qënë më parë në drejtim, krerët e partive aleate pretendojnë për një post zv.ministri, bazuar në marrëveshjen parazgjedhore të firmosur me kreun e PS Rama si dhe në rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti.


Kështu, Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo që ka marrë mbi 11 mijë vota në rang kombëtar pretendon një post zv.ministri, ndonëse vetë Milo ka pretenduar për një post ministri. Ndërkohë që po në bazë të këtij rezultati të arritur, PDS pretendon një post drejtori të përgjithshëm autonom ose në ministrinë përkatëse.

Ndërsa në rrethe PDS për shkak të votave të marra dhe të shpërndara nga jugu në veri pretendon dhe i takojnë 8 drejtorë rajonalë. Ndërsa në vend të dytë është PBDNJ e Vangjel Dules, e cila ka një mandat deputeti dhe që në mungesë të postit të Ministrit që pretendoi kërkon një post zv.ministri. Njëherësh po në bazë të rezultatit, duke qënë se ka një elektorat më të përqëndruar po ashtu dhe votat e fituara pretendon dhe i takon të marrë një post drejtori të përgjithshëm në qeverisjen qëndrore si dhe 6 drejtorë rajonalë, kryesisht në jug të vendit.

Ndërkohë që PSD e Skënder Gjinushit e cila ka marrë mbi 10 mijë vota më 23 qershor pretendon dhe i takon një post zv.ministri, një drejtor qëndror dhe 5 drejtorë rajonalë. Artur Dojaka kreu i Aleancës Popullore, përfaqësues e çamëve pretendon dhe i takon një post zv.ministri, një drejtor qëndror dhe 4 drejtorë rajonalë, Mark Frroku kryetari i Partisë Kristian Demokrate Shqiptare pretendon e i takon një post zv.ministri, një drejtor qëndror e 2 drejtorë rajonalë, Petro Koçi kryetari i PSV ’91 pretendon e i takojnë një post zv.ministri, një drejtor qëndror dhe 2 drejtorë rajonalë, Spartak Ngjela kreu i Partisë Ligj e Drejtësi pretendon e i takon një post zv.ministri, një drejtor qëndror e dy drejtorë rajonalë.

Gjet Ndoj kryetar i Aleancë Arbnore Kombëtare pretendon dhe i takojnë një post zv.ministri ose një drejtor qëndror e 2 drejtorë rajonalë. Ndërsa Ervin Mete kryetar G99 pretendon dhe i takojnë një post drejtori qëndror dhe 2 drejtorë rajonalë, si dhe Gjergji Koja i Partisë Socialiste të Moderuar pretendon dhe i takojnë një post drejtori qëndrorë dhe 2 drejtorë rajonalë.

Këto janë dhjetë partitë kryesore, pas PS dhe LSI që pretendojnë të marrin poste të rëndësishme. Ndërkohë që të 25 partitë e tjera politike sipas rezultatit të marrë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe bazuar në marrëveshjen dypalëshe të firmosur nga krerët me kryetarin e PS Rama do të marrin pjesë në qeverisjen vendore dhe rajonale, në nivelet e treta të qeverisjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2013, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori