Bilancet e fundit me Covid-19 në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me Covid-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 197.669 raste, prej të cilëve183.972 janë shëruar, kurse 6.978 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6719 raste aktive me Covid-19. /albeu.com/


Shtuar 6.11.2021 17:39