Karaxhiç trondit Hagën: Holbrooke më premtoi se nuk do të më dorëzonte n
Albeu.com
Deklaratë shokuese e ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç. Në daljen e tij të parë para trupit gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës, në Hagë, Karaxhiç ka treguar për marrëveshjen e tij me diplomatin amerikan, Richard Holbrooke.“Holbrooke më premtoi që nuk do të më dorëzonte në Hagë nëse do të fshihesha e askush nuk do të dinte mbi vendqëndrimin tim”, tha ai.

Deklarata ka habitur gjyqtarin hollandez Alphons Orie, i cili u reagoi duke thënë se “Këtë gjë nuk mund ta thoni tani. Nuk është as vendi dhe as koha e duhur. Pas seancës, mund ta shkruani dhe ta dorëzoni në mënyrë zyrtare pretendimin tuaj”. Ndërkohë, Holbrooke njihet si arkitekt i marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995 e cila i dha fund masakrës së vrasjes së mëse 230 mijë muslimanëve boshnjakë.

Nga ana tjetër, ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së jashtme amerikane, Sean McCormack, i cili ka përgënjeshtruar pretendimet e Karaxhiç. Në një dalje të tij para mediave, McCormack u shpreh se “Holbrooke edhe më parë i ka përgënjeshtruar disa herë këto gënjeshtra”.(start)
Shtuar më 02/08/2008, ora 02:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori