Karantina e Cekes: Më duket sikur jam në arrest shtëpie! Zihem me gruan
Aktori i njohur i humorit shqiptar Sejfulla Myftari, i njohur ndryshe si Cekja ka rrëfyer se periudha e karantinës e ka mërzitur shumë.

Duke përdorur notat e humorit, tha se ka 40 vite i martuar me bashkëshorten, por nga izolimi janë bërë si motër e vëlla dhe vetëm zihen.

“Më thotë gruaja, o Zot o Zot sa e kënaqur jam që po rrimë kaq shumë bashkë, por dil ndonjë ditë vetëm sherr mos bëj. Më duket sikur jam në arrest shtëpie. Kemi një moment filmi me Drilon Hoxhën për të xhiruar dhe kam dalë pak.

Me gruan zihem, s’kam çfarë të bëj tjetër, rri, rri, zihem me gruan. Tashmë më është bërë si motër, kam 40 vite me atë. Nuk bëj punë shtëpie, nuk ia them fare.

Për çfarë ta ndihmoj unë në shtëpi gruaja në shtëpi, unë gjellë nuk bëj deri te sallata jam. Nuk ka shanse të laj enët, i thyej”, tha aktori në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Përveç kësaj, Cekja u shpreh se i mungon aktiviteti i përditshëm, përfshirë koncertet dhe dasmat ku merrte pjesë, të cilat janë anuluar si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19.
Shtuar më 24/04/2020, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori