Karamanlis: Nuk bejme leshime per Shkupin
Albeu.com
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis sërish i akuzoi autoritet e Maqedonisë për nacionalizëm dhe sjellje provokative. "Për herë të fundit dua ti drejtohem Shkupit, dhe të përsëris se historia shekullore as nuk fshihet as nuk shkruhet përsëri.
Përsëris se për çështjet kombëtare Greqia ka qëndrime të qarta dhe nuk do të lëshoj as një hap", deklaroi Karamanlis. Ai theksoi se rruga evropiane çon drejtë respektimit të detyrimeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. "Ne grekët duam që Ballkani të jetë rajon i stabilitetit dhe i sigurisë për të gjithë. Orientimi jonë është e drejta ndërkombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare dhe respekti reciprok", theksoi Karamanlis.
Shtuar më 17/08/2009, ora 16:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori