Karamanlis: Greqia, mbeshtetje per ne BE
Albeu.com
Kryeministri i Greqise, Kostas Karamanlis gjate nje fjalimi te mbajtur para pak castesh ne Parlamentin shqiptar ka konfirmuar mbeshtetjen e vendit te tij per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian."Greqia perben nje mbeshtetje te qendrueshme per integrimin e Shqiperise ne BE, ashtu sic kemi shprehur mbeshtetjen per anetaresimin e te gjitha vendeve te Ballkanit”, ka deklaruar Karamanlis.

Kryeministri grek eshte shprehur ne favor te intensifikimit te marredhenieve dypaleshe, edhe pse ato sipas tij jane ne nje nivel te konsiderueshem.

“Te krijojme nje klime me mirebesim reciprok per dy vendet, per popujt tane dhe rajonin me gjere. Ne kete kuader marredheniesh nenvizoj minoritetin grek ne Shqiperi, qe eshte nje ure miqesie mes dy vendeve”, ka theksuar Karamanlis, i cili ka vleresuar edhe kontributin e emigranteve shqiptare ne Greqi.

“Do te doja t’i referohem edhe kontributit te emigranteve shqiptare qe punojne ne Greqi, si per ekonomine e vendit tone, ashtu edhe permes remitancave per Shqiperine”, ka pohuar Karamanlis.

Me tej kreu i qeverise greke ka dhene garancine e tij se kompanite greke qe kane investuar ne Shqiperi do te vazhdojne te ushtrojne aktivitetin e tyre, pavaresisht veshtiresive te krijuara nga kriza ekonomike.

“Kompanite greke qe aktivizohen ne Shqiperi do te vazhdojne te kryejne aktivitetin e tyre, pavaresisht konjukturave te komplikuara ekonomike boterore”, ka shtuar Karamanlis. (tch)
Shtuar më 28/04/2009, ora 01:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori