Karamanlis: Emri i IRJM-së problem politik
Albeu.com
Kontesti me emrin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk është psikologjik ose emocional, por ekskluzivisht problem politik dhe mungesa e zgjidhjes ndikon direkt në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe në stabilitetin e Ballkanit.Këtë deklaroi kryeministri grek, Kostas Karamanlis pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi gazeta “Navtemboriki”. Karamanlis ka theksuar se Greqia përpiqet për zgjidhje e cila do të mbante vulën e KB-së dhe do të ishtë e pranueshme për të dyja palët.

“Shpresojmë se udhëheqia politike në Shkup do të përgjigjet ndaj dëshirës së sinqertë për kompromis, duke hequr dorë nga praktikat nacionaliste dhe ideologjike të së kaluarës”, ka theksuar Karamanlis.
Shtuar më 02/05/2008, ora 02:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori