Karabina për akuzat e 7 drejtorëve për dhunë: Absurde!
Menjëherë pas kallëzimit penal që u depozitua sot në Prokurori nga 7 drejtorë të MAS, ka ardhur edhe reagimi i ministres Mirela Karabina.

Me anë të një reagimi publik MAS bënë me dije se veprime të tilla si ky i sotmi tregojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Kallëzimi i sotëm ndaj Karabinës u bë me pretendimin se kjo e fundit kishte ushtruar stres dhe kishte intimiduar punonjësit e MAS.
REAGIMI I MAS:

Nisur nga prononcimi publik i ditës së sotme i disa punonjësve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS), sqarojmë se: Parregullsitë dhe situata antiligjore në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të deklaruara nga Ministri Mirela Karabina, që në javën e dytë në drejtim të këtij institucioni, po vërtetohen nga akti i prononcimit publik, këtë herë edhe nga disa punonjës së institucionit të MAS.

Veprime të tilla dëshmojnë domosdoshmërinë urgjente të reformimit rrënjësor të administratës publike.

Ftojmë institucionin e Prokurorisë të hetojë me seriozitetin më të madh këtë situatë absurde të krijuar në MAS. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2017, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori