Kaq e pati shiu, nesër rikthehet vera (FOTO LAJM)

Dita e sotme ka qenë e lagësht në të gjithë vendin, por sinoptikanët thonë se kjo ishte vetëm për sot dhe nësër do të rikthehet vera.

Sipas meteoalb moti sot mbetet me vranësira dhe shira të herë pas hershëm, kryesisht në Qendër dhe Juglindje por vonë pasdite pritet kthjellim gradual i zonave Perëndimore dhe gjatë natës, kthjellimet bëhen dominante në gjithë vendin.

Temperaturat maksimale sot janë ngjitur në 27 - 28°C në zonat malore dhe deri 30.5° në zonat Veriperëndimore.

Nesër pritet mot kryesisht i kthjellët duke sjellë rritje me 2°C të temperaturave të mesditës, në gjithë vendin.
Shtuar më 27/08/2018, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori