Kapshtica "pikë makthi" për emigrantët shqiptarë, mbeten sërish në pritje
Kapshtica është kthyer sërish në ankth për emigrantët që udhëtojnë drejt Greqisë.

Ditën e sotme në Kapshticë janë kthyer radhët ndërkohë që mësohet se autobusët ndodhen në radhë prej orëve të para të mëngjesit.

Pala greke pas plotësimit të kuotës ka ulur trarin. Për këtë arsye, qytetarët janë detyruar të flenë në bagazhet e autobusit pasi temperaturat jashtë janë të larta.

Ata shprehen se ndodhen në pikën kufitare me Greqinë që prej orëve të para të mëngjesit.

Shtuar më 10/09/2020, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori