Tkurrja e të rinjve po përmirëson raportet nxënës – mësues

Numri i nxënësve për mësues sa më i ulët të jetë, aq më shumë ndikon në cilësinë arsimore.

Vitet e fundit ky raport është përmirësuar ndjeshëm në Shqipëri, jo për shkak të rritje së trupës arsimore, por për shkak të tkurrjes më shpejtësi të te rinjve, çka ka sjellë vit pas viti një rënie drastike të nxënësve në shkolla.

Sipas të dhënave të INSTAT gjatë këtij viti shkollor numri i nxënësve për një mësuesve është 16.1 në arsimin fillor nga 16.6 që ishte në vitin e mëparshëm. Katër vite më parë ky raport ishte 17.8 nxënës për mësues në ciklin fillor.

Në ciklin e lartë 9 vjeçar raporti mësues nxënës është përmirësuar gjithashtu. Ketë vit shkollor numërohen 8.5 nxënës për mësues nga 8.9 që ishin vitin e kaluar dhe 10.2 që ishin në vitin shkollor 2017-2028.

Me të njëjtat ritme u përmirësua edhe raporti nxënës mësues në arsimin e mesëm. Në vitin aktual një mësues në arsim e mesëm mesatarisht mëson 12.8 nxënës, nga 13.8 që ishte ky raport vitin e kaluar dhe nga 13.8 që ishte gjatë vitit 2017-2018.

Por megjithë rënien Shqipëria raporte të larta të nxënësve për mësues nw Europë.  Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2018 mesatarja e nxënësve për mësues ishte 13.6 në vendet e BE-së. Ngarkesën më të lartë të trupës arsimore e ka Rumania me 19.5 nxënës për mësues, më pas vjen Çekia me Franca me 19.2. Në anën tjetër ngarkesa më e ulët mësimore për mësues paraqitet në Luksemburg me 9.0 nxënës për mësues mesatarisht, Greqia me 9.2 dhe Polonia me 9.6 nxënës për mësues.

Ky tregues ka ardhur duke u përmirësuar në Shqipëri vitet e fundit për shkak të uljes së numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2015 një mësues jepte mësim për mesatarisht 18,3 nxënës, ndërsa në vitin ketë vit shkollor me 16.1.  Në vitet në vijim treguesi pritet të ketë më shumë rënie, por nga të dhënat kombëtare ka një shpërndarje jo të drejtë të ngarkesës mësimore. Në zonat rurale dhe në bashki të vogla numri i nxënësve për mësues është më i ulët se në qytete e mëdha dhe sidomos në Tiranë ku ky raport është më shumë se 20 nxënës për mësues.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në vitin 2021 popullsia në grupmoshën e arsimit 9-vjeçar (5-14 vjeç) ka pësuar rënie me mbi 2,1% në krahasim me vitin 2020. INSTAT raportoi se në janar 2021 ishin 323,820 fëmijë të moshës 5-14 vjeç, 7,123 më pak se në vitin 2020.

Në 20 vitet e fundit nga viti 2000-2021 popullata e fëmijëve që i përket ciklit 9-vjeçar ka pësuar rënie me 48%.

Rënia e popullatës së re ne moshë lajmëron një sërë sfidash për zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Por në afat të shkurtër, sektori i arsimit lirohet nga ngarkesa me nxënës dhe për rrjedhojë ky proces duhet të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Në vitin shkollor 2020-21, numri i mësuesve në arsimin 9-vjeçar është 24.443, ndër të cilët 75,8 % janë gra./Monitor

Burimi: INSTAT