Kapja e izraelitit me pajisje përgjuese, Noka: Skandal!
Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka reaguar mbi arrestimin e një shtetasi të huaj të cilit i është gjetur edhe një paisje përgjuese IMSI CATCHER.

Sipas Flamur Nokës, pas largimit të Sajmir Tahirit, po tentohet që të kalohet edhe pajisja përgjuese nga Shqipëria.


“Skandal. Sot siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas i huaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI CATCHER .

Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdite Nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por nje gje eshte e sigurt qe sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia kete pajisje tjeter.

Gjithashtu i bej thirrje prokurorise te nderhyje urgjentisht ne sekuestrimin e pajisjes sa nuk eshte vone e te zbardh perdorimin e saj dhe krimin e pergjimeve te bëra”,- shkruan Noka në faqen e tij në Facebook./albeu.com/


Shtuar më 24/03/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori