Kapja e 2.3 tonëve drogë në Itali, Basha sulmon ashpër Ramën
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me sasinë e madhe të drogës">drogës të kapur gjatë natës në Itali.

Për kreun e PD-së Lulzim Basha, kapja e kësaj ngarkese tregon se trumbetat e Edi Ramës janë vetëm mashtrime.

Ja çfarë shkruan kreu i PD-së:

Ngarkesa prej 2,3 tonë drogë e kapur sot në Itali dëshmon një të vërtetë të hidhur:

Trumbetat e Edi Ramës për luftë kundër drogës">drogës janë vetëm mashtrime me qëllim tulatjen e qytetarëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë ai mbron dhe promovon kokat e krimit të organizuar dhe bashkëpunëtorët e tyre politikë. Ky në fakt është projekti PS+ i shpallur prej tij:

PS+drogë+kriminelë+korrupsion.

Kjo faktohet edhe nga promovimi prej tij i Gramoz Rucit të cilit që nga 2005 qeveria amerikane i ka refuzuar hyrjen në SHBA për shkak të përfshirjes në krimin e organizuar dhe trafikun e drogës">drogës, dhe Fatmir Xhafës të përfshirë në mbrojtjen e të vëllait të dënuar nga Italia për trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Opozita do të bëjë çdo përpjekje për ta vënë atë para përgjegjësisë personale për drogën dhe krimin. Por kjo betejë kërkon edhe përpjekjet e medias, intelektualëve dhe të gjithë qytetarëve. Të gjithë duhet të ngremë zërin dhe të ngrihemi kundër rrezikut të drogës">drogës para se të jetë vonë.? /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2017, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori