Kapet vrasësi i dyshuar i biznesmenit në Durrës
Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një person të dyshuar si vrasësi i biznesmenit Leonard Murataj. Uniformat blu bëjnë me dije se ai është Bedri Haka, 22 vjeç, nga Kruja, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë.

Haka akuzohet për "vrasje me paramendim, prodhim dhe armëmbajtje pa leje". 22-vjeçari ekzekutoi me armë më 18 nëntor 2014 biznesmenin Murataj në një lokal në qendër të qytetit të Durrësit. 51-vjeçari Murataj ka qenë person me precedent të mëparshëm penal në fushën kundër veprave të jetës.

Murataj u ekzekutua pas porosisë nga burgu nga i dënuari me burgim të përjetshëm Admir Tafili. /albeu.com/


Shtuar më 18/06/2016, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori